Spanjollët nuk u ndalën me skandaloze para, gjatë dhe pas ndeshjes së djeshme mes Spanjës dhe Kosovës.
Në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022”, Spanja dhe Kosova u përballën mbrëmë në “La Cartuja” të Sevillës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi “Furisë së Kuqe” me rezultat 3:1.
Jashtë stadiumit, spanjollët vendosën një parullë skandaloze.
“Katalonia është Spanjë, Kosova është Serbi”, thuhej në atë parullë, e cila u vendos nga spanjollët në rrugën ku duhej të kalonte autobusi me futbollistët dhe stafin e Kosovës. /FrontOnline/