Emily Ratajkowski ishte e ftuar në podcastin Going Mental ku foli për divorcin e saj nga producenti i filmit Sebastian Burr-McClard. Modelja theksoi se nuk ka bërë të ditur detaje private për hir të mirëqenies së djalit të tyre të përbashkët, Sylvesterit dy vjeçar.
“Ne ende nuk ishim të divorcuar zyrtarisht, kështu që nuk ishte e ligjshme të flisnim për detajet. Ndoshta do të shkruaj më shumë për këtë në të ardhmen. Më interesoi reagimi i njerëzve që u tronditën sepse ‘dikush kaq i bukur po mashtrohet’. Doja t’ju thosha: ‘Gratë, burrat janë plehra. Edhe nëse jeni perfekt’, tha ajo.
Ajo gjithashtu pranoi se gjërat në katër muret “ishin shumë më keq nga sa dukej” dhe se “ishte shumë e pakënaqur” në martesën e saj.
“Nuk pata guximin të largohesha për një kohë të gjatë. Pasi lindi foshnja, peshoja 45 kilogramë dhe isha shumë e thatanike se nuk isha mirë. Provova gjithçka, isha e sigurt që diçka nuk shkonte me mua”, tha ajo.
Megjithatë, ajo tha se divorci kishte një anë pozitive, sepse ajo është “më në fund e lumtur” dhe se “nuk e priste se sa shumë do ta donte kapitullin e ri të jetës së saj”. “Nuk e dija se do të ishte kaq bukur të kthehesha tek vetja. Do të tronditeshe kur të dije se sa më e lehtë është jeta tani”, tha modelja.
Kujtojmë se modelja, e cila u rendit e 9-ta në listën e femrave më të bukura në botë për vitin 2022, u nda vitin e kaluar nga Sebastián Ber-McClard, me të cilin ishte e martuar për katër vite. Thuhet se Emily është në lidhje me komedianin Pete Davidson, por asnjëri prej tyre nuk i konfirmoi thashethemet./FrontOnline/