Një nënë nga Kosova po kërkon ndihëm financiare për djalin e saj 4 muajsh, i cili aktualisht po gjendet në mjekim intensiv në pediatri në QKUK.
Lisiana Sherifi ka treguar se djali i saj, Bjordi është operuar dy herë në Turqi, për problemet në zemër, ndërsa thotë se 3 muaj pas kthimit nga Turqia, Bjordi filloi përsëri të mos ndjehet mirë.
Ajo kërkon ndihmë financiare nga qytetarët vullnetmirë, për shkak që Bjordit i është dobësuar zemra dhe ka një infeksion të thellë në gjakë, që ia ka prekur shumicën e organeve.
“Sot po ju drejtohem juve si një Nane me zemrën e thyer , nga dhimbja e mërzia që më ka kaplu shpirtin .
Më ndihmoni për Hirë të madhit Allah ta shpëtojm djalin tim”, ka shkruar Lisana Poroshtica Sherifi në Facebook, duke publikuar një foto të fëmijës së shtrirë në spital.
Per qdo transfer bankar : Swift code: TEBKXKPR
IBAN: XK05 2017000188365980
Postimi i plotë i Lisianës pa ndërhyrje:
Me date 13.11.2020
Linda djalin tim Bjordin .
Bjordi im nuk qau , nuk ia ndegjova zërin as nuk ia pashë sytë .
Bjordi im nuk ishte në gjendje të frymonte i vetëm , mushkërit e tij ishtin të dobëta ndërsa zemra e tij kishte probleme që ndodhin në 1 nga 10 mijë bebe te porsalindura , problem i cili në kardiologji njihet si ” D-TGA “.
Pash trishtimin në sytë e mjekëve dhe motrave , mes trishtimit te tyre e kuptova qe djali im nuk eshte mire me shendet .
Intervenuam me shpejtësi për ti dhëne ndihmën që i nevojitej.
Nuk dijsha as të gëzohem as te mërzitem.
Me ndihmën e familjes dhe shtetit Kosoves e nisa djalin në Turqi ku pati dy operime në zemër.
-Në rastin e parë bëhej fjalë për zhvendosjen e dy arterieve kryesore të zemrës në një operacion ky zemra e tij ishte e ndalur për 4 orë të plota ndërsa i gjithë operacioni zgjati 13 orë.
-Në rastin e dytë bëhej fjalë për vendosjen e një ‘baterie’ apo siq njihet në mjeksi pacemaker si suport për zemrën që nuk arrinte të përshtatej me ritmin e saj. Kjo ndodhi 1 muaj pas operacionit të parë.
Mbas 3 muajsh mjekim ne turqi erdhëm në Kosovë por Bjordi im filloj përseri mos të ndjehet mirë .
Tani gjindemi ne spitalin e Prishtines ( intenzive pediatri )
Pos meshirës së Zotit dhe mjekëve që po mundohen ta mbajn në jete nuk kemi asgjë tjetër perpara .
Gjendja e djalit tim u keqësua ditën e Shtune 20.03.2021 .
Zemra tij u dobsua përsëri kurse kësaj rradhe problemi kryesor është infeksion i thellë në gjak që i ka prekur shumicen e organeve , gjithashtu Bjordi është u intubuar shkaku i mushkërive te dobëta si dhe i futur në gjendje kome nga mjekët.
Sot po ju drejtohem juve si një Nane me zemrën e thyer , nga dhimbja e mërzia që më ka kaplu shpirtin .
Më ndihmoni për Hirë të madhit Allah ta shpëtojm djalin tim .
Më nevojitet ndihme monetare vlera e te ciles është shumë e lartë por nuk e dim ende saktësisht dhe është diqka e papërballueshme për mua dhe familjen time.
Më ndihmoni që tja japim një fije shpresë jetë Bjordit në momentin që gjendja e tij është stabile për transfer jasht shtetit.
Ju lutem shume . Na ndihmoni .
Per qdo transfer bankar : Swift code: TEBKXKPR, IBAN: XK05 2017000188365980
Për qdo kontakt ose pyetje : Bashkshorti im Liridon Sherifi 044/412-895