Një muaj pas nisjes së sezonit të dimrit, komuna e Malishevës ka nënshkruar kontratë për pastrimin e rrugëve në këtë stinë.
Ajo ka shpërblyer me tender afër 40 mijë eurosh konsorciumin, “Çlirimi 99 SH.P.K dhe VIA SH.P.K”, raporton “Front Online”.
Palët janë pajtuar që ujdia të zgjasë pesë muaj.
Konsorciumi Çlirimi 99 SH.P.K. dhe VIA SH.P.K. u zgjodh fitues, ani se me çmim krejtësisht identik të njëjtë ofertoi edhe grupi i operatorëve ekonomikë, “Mirusha e Rahovica”, raporton “Front Online”.
Kompanitë fituese do të mirëmbajnë rrugët në qytet dhe krejt fshatrat e Malishevës. E edhe trotuaret, raporton “Front Online”.
Bëhet fjalë për dikund 250 kilometra udhë, në zona urbane e rurale, raporton “Front Online”.