×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që the’ri me thik’ë katër persona në Ferizaj

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I. për therjen e katër personave në Ferizaj.

    Gjykata thotë se “ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 11 nëntor 2024, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t`i privoj nga jeta fëmijët të moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare pjesëtarë të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj, kurse e mitura 10 vjeçare transferohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa e mitura 14 vjeçare lirohet për në shtëpi.”

    Po ashtu Gjykata thotë se “ekziston dyshimi i bazuar se më datë të njëjtë, në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje, për shkak të përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.Sh., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në një kafiteri, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë, të cilit i shkaktoi lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e pastaj në QKUK në Prishtinë, ku është duke u trajtuar”.

    Gjykata ka treguar se si ka ndodhur edhe rasti i katërt.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se më datë të njëjtë, në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje, për shkak të përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A., pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore lirohet për në shtëpi.”

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Financave dhe Hajrije Mustafa – Hykolli, i është bërë një kallëzim penal...
    Artikull i Sponsoruar14 Nëntor 2024
    Luxemburgu, një vend i vogël por i mbushur me histori dhe kulturë, është një nga destinacionet më tërheqëse në Evropë. PrishtinaTicket, çdo...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku po e vazhdon “Turneun e ndryshimit”. Ai ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se nesër do të...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ka dështuar në mungesë kuorumi, që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite, sot në...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar mbrëmë në një darkë pune, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin u diskutuan çështje...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka arrestuar një 71-vjeçar amerikan, i cili akuzohet se prodhonte në vendin tonë materiale pornografike me të mitur, shkruan...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën. Sipas...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Gruaja e Donald Trumpit, Melania, nuk ka gjasa të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me kohë të plotë si zonja e parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.