×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin që ngacmoi nxënësen në Gjakovë

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, të dyshuarit i cili kreu veprën penale “Ngacmim Seksual” në një shkollë fillore në Gjakovë.

    Përmes komunikatës për media, Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D. LL., në Gjakovë, në shkollën fillore “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke e përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës se mitur.

    “Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit tridhjete (30) ditë të pandehurit D. LL., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi Seksual”. Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D. LL., në Gjakovë, në shkollën fillore “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është e ndjeshme për shkak të moshës, duke e përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës se mitur, veprime këto të cilat të dëmtuarës së mitur i ka cenuar dinjitetin dhe ka krijuar mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues”, bëhet e ditur në komunikatën për media.

    Tutje, bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake Driton Sadiku, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase sipas tij ka të bëjmë me vepër penale të rëndë, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe i ndikimit në prova.

    I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 mars 2025 dhe do të zgjasë deri më 26 prill 2025.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë kuptuar tri gjëra themelore. Një ndër to,...
    Lajme01 Prill 2025
    Për sulmin që ndodhi në Postën e Kosovës në Zveçan, ku pak pas mesnatës më 1 prill u hodhën dy granata dore,...
    Lajme01 Prill 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në “E-Kosova” është lansuar shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”. Siç bëhet e ditur...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë. Ai do të pritet në...
    Lajme01 Prill 2025
    Gjatë muajit prill, pritet të mbahet seanca e parë raportuese për situatën në Kosovë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në raport...
    Sport01 Prill 2025
    FC Drenica ka njoftuar se e ka liruar nga detyra trajnerin Arsim Thaqin, ndonëse aktualisht gjendet në krye të tabelës së Ligës...
    Lajme01 Prill 2025
    Në media u publikua vetëm një copëz e mesazhit (më të gjatë) replikues të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ndaj Avdullah Hotit,...
    Lajme01 Prill 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh...
    Lajme01 Prill 2025
    Eugen Cakolli ka treguar se cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit, në seancën që presidentja Osmani e ka thirrë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.