Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit G.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrimi”.
Sipas Gjykatës, me 22 shkurt, (në orë të pacaktuar), në Prizren, me anë të paraqitjes së fakteve të rreme apo duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, i pandehuri G.K., e mashtron të dëmtuarin T.M., duk e shtyrë atë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që i pandehuri G.K., pasi bie në kontakt me të dëmtuarin nga i njëjti merr shumën e të hollave prej dymijë e gjashtëqind e pesëdhjetë (2,650.oo €), kinse për të ndihmuar në nxjerrjen nga burgu një familjar të të dëmtuarit, ndërsa i pandehuri i ‘u kishte prezantuar të dëmtuarit se kishte ndikim te Prokurorët dhe duke theksuar emrin e një Gjyqtari,
“Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje penale janë në fazën fillestare, si dhe duke marrë parasysh edhe karakteristikat e të pandehurit për të cilin shihet se ka një mori veprash penale nga data baza e Policisë së Kosovës, ashtu që caktimi i paraburgimit nga kjo bazë ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale”, thuhet në komunikatë.