×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

    FrontOnline
    04 Gusht 2024

    Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi të shtunën vonë një muaj paraburgim për pesë personat e arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99.

    Pesë serbë të Kosovës me inicialet D.C., D.N., N.S., S.J., dhe M.Sh u arrestuan mëngjesin e së shtunës gjatë një aksioni të autoriteteve të sigurisë së Kosovës në qytetin juglindor Gjilan, duke ngjallur reagime të ashpra nga Serbia.

    Gjykata urdhëroi 30 ditë paraburgim për të pestit, duke thënë se, nëse lihen të lirë “ata mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë”.

    “Po ashtu, ata mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria i akuzon që të pestit për krime lufte si, vrasjen, plagosjen dhe maltretimin e civilëve shqiptarë në fshatrat Llovcë, Pogragjë dhe Uglar në prill të vitit 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ndërkohë, të shtunën, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë u bëri thirrje misioneve ndërkombëtare në Kosovë “t’i japin fund arrestimeve arbitrare, rezultati i vetëm i të cilave është shkatërrimi i karakterit multietnik” të Kosovës.

    Ministria serbe pretendoi se ky është “një shembull tjetër i sulmeve ndaj serbëve me qëllim të frikësimit dhe dëbimit”.

    Ndërkohë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha më herët në një reagim se të arrestuarit janë njerëz “të cilët kanë jetuar paqësisht për vite, pa probleme në pragjet e dyerve të tyre”.

    Ajo bëri të ditur se të arrestuarit janë Dragan Cvetkoviq, Dragan Billiq, Millosh Shoshiq dhe Sllobodan Jevtiq.

    Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se ka ngritur 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

    Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

    Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Vip10 Janar 2025
    Vulleti ka vazhduar të hedh kunja në drejtim të Drilonit. Kësaj radhe ai e ngacmonte për refuzimin e tij për puthje ndaj...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.