Një muaj paraburgim i është caktuar 39-vjeçarit që dyshohet se dhunoi mbesën e tij në fshatin Vrellë të Istogut.
Masa e paraburgimit është caktuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, pas kërkesës nga Prokuroria e Shtetit.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi.
Rasti i dhunimit ka ndodhur në shtator të vitit 2021, ndërsa u raportua dje (e martë). Policia njoftoi përmes raportit 24 orësh se viktima është 15-vjeçare.
Personi që dyshohet se e dhunoi të miturën nga Istogu, është vetë xhaxhai i saj./Front Online