×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

    FrontOnline
    30 Maj 2022

    Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ferizaj.

    Siç ka njoftuar gjykata, gjjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ka dyshim të bazuar se vrasja u kry “me dashje dhe përgatitje paraprake”.

    Themelorja po ashtu vlerëson se ka dyshim të bazuar se Qëndrim Gashi e ka vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, thuhet në njoftim.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3 të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Në dosjen e Prokurorisë, Kallxo.com raportoi të shtunën se përshkruhet se motivi i vrasjes dyshohet se ka të bëjë me djegien e një veture të vëllait të të dyshuarit, reperit Buta, dhe se i dyshuari ka pretenduar se vetura i ishte djegur nga tashmë viktima.

    Por pas vrasjes Buta nuk është intervistuar nga organet e ndjekjes.

    “Në bazë të infomracioneve, nuk është intervistuar”, i tha Express-it të dielën Kastriot Zenuni, avokat i Qëndrim Januzit.

    Seanca dëgjimore është mbajtur në QKUK, aty ku Qëndrim Januzi u dërgua pas vrasjes.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Kronika28 Qershor 2024
    Një aksident mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, la të lënduar tre persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e...
    Kronika28 Qershor 2024
    Një grua është ankuar në polici se burri i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas...
    Kronika28 Qershor 2024
    Tri viktima të gjinisë femërore janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Pejë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që...
    Të tjera
    Lajme28 Qershor 2024
    Fatmir Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë. Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj...
    Sport28 Qershor 2024
    Real Madridi ka njoftuar se e ka shitur sulmuesin spanjoll, Joselu. Ai sezonin e ri do të luaj në Katar te skuadra...
    Vip28 Qershor 2024
    Bruno Revolt dhe Albërije Hadërgjonaj, dy emra të njohur në skenën muzikore shqiptare, kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të...
    Lajme28 Qershor 2024
    Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që t’i mbështet subjektet e majta në Evropë nën emrin “Nouveau Front...
    Lajme28 Qershor 2024
    Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.