Një minator dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës në Bulqizë, e si pasojë ka humbur dhe jetën.
Kështu njofton Policia e Shqipërisë, ku shton se i ndjeri ishte 64-vjeçar.
“Bulqizë/ Me datë 06.01.2025, rreth orës 07.40, në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar, shtetasi S.T., 64 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.