×
  • Auto
  • Auto

    Një makinë elektrike që pastron ajrin, prezantohet në Kinë

    FrontOnline
    28 Prill 2021

    Ndërsa makinat elektrike nuk janë mjaft të mira vetvetiu, studioja Hedervik ka hartuar një koncept të ri të një automjeti elektrik që pastron ajrin, raportojnë mediat botërore. Kjo studio merret me dizajnin inovativ të zgjidhjeve të qëndrueshme, miqësore me mjedisin dhe të adaptueshëm, dhe përveç ndërtesave dhe ambienteve mahnitëse në vende publike, tani mund të shtoj një makinë elektrike në portofolin e saj të pasur.

    Nuk ishte e mjaftueshme që krijuesit e këtij modeli të krijonin ndonjë makinë elektrike, por ata donin një makinë që bën diçka të dobishme për mjedisin, kështu që debutimi i tyre është një filtër i vërtetë ajri me katër rrota. Koncepti Airo, siç e quanin krijuesit e tij, u prezantua për herë të parë më 22 prill, në Shangai. Ky model do të jetë i pajisur me një filtër më të fundit HEPA që do të përdorë rrjedhën e ajrit përmes automjetit në lëvizje dhe kështu do të pastrojë ajrin.

    Filtri HEPA karakterizohet nga efikasitet i lartë në pastrimin e grimcave PM10 dhe PM2.5, polenit, pluhurit dhe aromave të pakëndshme duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe karbonin e aktivizuar, dhe filtri i integruar në Airo do të jetë ideal për pastrimin e gazrave të shkarkimit të automjeteve. Përveç faktit që Airo nuk ndot mjedisin dhe në të njëjtën kohë pastron ajrin, ky model ka edhe risi të tjera që e bënë atë një atraksion të vërtetë. Ulëset e përparme mund të rrotullohen 360 gradë dhe tavolina e rregullueshme është ideale për një drekë familjare ose thjesht një lojë letrash gjatë udhëtimit. Nëse udhëtimi zgjat, ju gjithashtu mund të flini sepse vendet do të shndërrohen në një shtrat të rehatshëm për dy. Po ashtu, dizajnerët e këtij modeli vunë re se automjetet kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në rrugë, por jo në lëvizje, por të parkuar.

    Kjo është arsyeja pse drejtuesit e ardhshëm të Airo do të kenë mundësinë të shijojnë më gjatë këtë karrocë me shumë rrota, me shumë qëllime, i cili do të kthehet lehtësisht në një vend për drekë, argëtim dhe gjumë. Kjo makinë elektrike do të ketë gjithashtu një autopilot me besueshmëri të lartë, gjë që konfirmohet nga fakti se shoferi do të jetë në gjendje të kthejë shpinën në timon pa frikë dhe të arrijë në destinacionin e dëshiruar të sigurt. Marka e re kineze IM Motors parashikohet të fillojë prodhimin e kësaj makine më 2023, dhe dizajnerët e studios Hedervik janë të vendosur të sjellin këtë koncept në përsosmëri deri atëherë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.