Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Kjo të paktën mund të kuptohet përmes rrjeteve sociale, reagimeve dhe veprave që bëhen për të, disa prej të cilave janë edhe për t’u habitur.
Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.
Fansat e artistit po tregojnë mbështetjen e tyre edhe duke dërguar dorën të shumtë sipër shtëpisë së famshme, ndonëse produksionin e ka ndaluar një gjë të tillë.
Një ‘çmenduri’ tjetër për këngëtarin ndodhi edhe kur një numër fansash u mblodhën për të protestuar për Luizin jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.