×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kryetar dege i LDK-së jep dorëheqje: Mbaj përgjegjësi për rezultatin e dobët

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selim Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së kësaj partie në Dragash. Vendimin, Kryeziu ka thënë se ia ka dorëzuar me shkrim edhe Kryesisë së degës.

    Kryeziu ka thënë se si kryetar, “ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë”.

    “Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend”, ka shkruar Kryeziu.

    Postimi i plotë i Selim Kryeziut në Facebook:

    Të nderuar bashëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së

    Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, unë Selim Kryeziu, kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ja kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës.

    Kam vlerësuar se unë, si kryetar, ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.

    Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend.

    Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, votuesit e mi, ata të cilët janë ballafaquar bashkë me mua në beteja aspak të lehta politike gjat këtyre gjashtë viteve. Ju kërkojë falje atyre për vendimin që kam marrë, por unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhej ta bëja.

    Suksese LDK-së, suksese kryetarit të ardhshëm të Degës, suksese kryetarit të ri të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku!

    Në fund, s’kam si të mos e falëndroj kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respkt të ndërsjellë!

    Faleminderit të gjithëve!

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë pasdites, Ana dhe Anisa janë përplasur me fjalë. Teksa Ana e pyeste se a ka diçka Anisa personale me të, ajo...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.