×
  • Auto
  • Auto

    Një kopje e një Bugatti nga Kina për më pak se 5000 euro

    FrontOnline
    13 Korrik 2022

    Kur bëhet fjalë për veturat, kinezët tashmë kanë kopjuar gjithçka që vlen të përmendet, ndaj nuk është çudi që një kopje e Bugatti Chiron tashmë është shfaqur për vetëm 4700 euro. Ndryshe nga origjinali, kjo kopje e paturpshme nuk jep karakteristika sportive që të lënë pa frymë, por krejt e kundërta, ngasja elektrike me shpejtësi ku makina do të jetë kryesisht një shqetësim në trafik.

    Makina e quajtur Shandong P8 në vend të motorit W16 me katër turbo dhe 1500 HP që ka Chiron, përdor një motor elektrik modest me vetëm 3.35 HP për shtytje. Jo nuk është gabim, motori i tij është më i dobët se shumica e skuterëve modernë.

    Bateria 72 volt siguron një distancë maksimale prej 150 km. Shpejtësia maksimale në teori është 65 km/h, por duke qenë se kjo makinë në Kinë i përket kategorisë së atyre që mund të drejtohen pa patentë shoferi të kategorisë B, shpejtësia është e kufizuar me ligj në 50 km/h.

    Edhe pse është aq i shpejtë sa një skuter i zakonshëm 50cc, Bugatti kinez nuk është saktësisht një makinë në miniaturë. Është 410 cm i gjatë, dhe në brendësi, ndryshe nga Bugatti, ka jo dy, por katër vende. “Makina” ofrohet në disa kombinime dyngjyrëshe dhe elementët e dizajnit të kujtojnë në mënyrë të papërmbajtshme Chiron, edhe pse në pamje të parë duket qartë se është një kopje shumë e keqe.

    Brenda, Bugatti kinez është i pajisur me një ekran me prekje 7 inç, një timon sportiv dhe një sistem multimedial që mund të shfaq edhe video. Cilësia e ndërtimit është padyshim shumë larg standardeve të Bugatti, siç është gjithçka tjetër në këtë makinë. Pyesim veten se si do të reagojë Bugatti ndaj kësaj kopjeje të paturpshme./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.