Edhe rep-artisti, Betim Januzi i njohur me emrin “Buta” është i ftuar në koncertin e BDI-së.
Është mësuar edhe shuma sa do të paguhet Buta. Ai nga BDI do të paguhet me 4 mijë euro.
Deri tani nuk dihet nëse Buta do të marrë ftesë në këtë koncert për shkak ngjarjes së të shtunës, ku vëllai i tij, Qëndrim Januzi qëlloi për vdekje 30 vjeçarin, Gazmend Hysenin në qytetin e Ferizajt.
Përveç Butës i ftuar është edhe Ledri Vula, ai i cili do të marrë plotë 8 mijë euro për performancën në koncertin e kësaj partie.
Pas tij vjen Dafina Zeqiri, Tayna dhe Getoar Selimi që do të paguhen me nga 7 mijë euro.
Nora Istrefi, Lumi B dhe dy këngëtar shqiptar njëri nga Kumanova e tjetri nga Tetova që janë Bardhi dhe S4MM, do të paguhen me nga 4 mijë euro.
100 mijë euro do t’i kushtojë BDI-së, koncerti për 20-vjetorin e themelimit të saj./Alsat.mk