Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e shpërthimit të një cisterne.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje lidhur me rastin për “Front Online”.
“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente. Po ashtu një person ka kërkuar tretman mjekësor, por i cili është në gjendje stabile”, deklaroi Nikçi.
Policia e konfirmoi më herët rastin, duke thënë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:40, në rrugën “Tahir Zemaj”.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, deklroi për “Front Online” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.