Ka vdekur Bashkim Qollopeku, punonjës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren.I ndjeri ishte i infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i komunës Visar Shehu.
Shehu përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot u mor ky lajm dhe se i shpreh ngushllime familjes.
“Sot, morem lajmin e hidhur per humbjen e Bashkim Qollopeku-t i cili ishte punonjes i QKMF-se. Ngushellime familjes dhe te aferme te ndjerit!”, ka shkruar Shehu, përcjell Gazeta Blic.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të prekur me coronavirus, ndërsa janë konfirmuar edhe 186 raste të reja pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.