Një person i dyshuar i mitur është arrestuar nga Policia në Lipjan.
Kjo, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar një të mitur tjetër.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Lipjan 22.03.2024-12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online