Një person, gjersa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në një objekt dhe më pas janë përfshirë nga zjarri 20 vetura.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 01:22, në Fushë-Kosovë.
Tutje në raport bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një person.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarrin në një objekt dhe më pas janë përfshirë nga zjarri 20 vetura. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.