×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një i dyshuar për aksidentin në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Policia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të komunës së Ranillugut, nga i cili mbetën të vdekur dy vajza.

    Bëhet e ditur se si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vetaksident, por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit, i moshës 55-vjeçare, si pasojë e kthimit të pasigurt, ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi mjetin në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës.

    I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë, gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    Rrethanat e këtij aksidenti të trafikut janë duke vazhduar të hetohen nga hetues policor të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Për vdekjen e tij,...
    Lajme17 Mars 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e priti gjithashtu në takim emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Zyra e Kryeministrit tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është shprehur i kënaqur me kthimin e tij në Prishtinë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë. Krasniqi ka thënë se...
    Lajme17 Mars 2025
    “Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë...
    Lajme17 Mars 2025
    “Nuk kemi deri më tani informacione. Duke parë padrejtësitë që në vazhdimësi ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, unë nuk...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.