Nuk është sekret se të famshmit marrin shumë vëmendje.
Edhe pse ndonjëherë mund të jetë i mirë dhe produktiv, në disa situata mund të shoqërohen me veprime të caktuara kriminale, shkruan FrontOnline.
Viktimë e kësaj ka rënë edhe Cristiano Ronaldo.
Does CR7 sound familiar? Drug traffickers will use famous names, things, people to brand their drugs.
Read more….https://t.co/gZ5A5IPAvs@snpnyc @nyspolice #dea #ny #cocaine #cr7 pic.twitter.com/E2sHBAtRUe— DEANewYork (@DEANEWYORKDiv) April 1, 2021
Logoja e tij “CR7” është e njohur në gjithë botën, dhe kësaj radhe, gjërat kanë shkuar aq larg sa disa kontrabanduesë të kokainës kanë vendosur ta vendosin atë në pakot për t’i dorëzuar në një vend të pacaktuar.
Portugezi nuk ka asnjë lidhje me këtë, por është interesant fakti se policia në Nju Jork ka arrestuar dy persona sepse po transportonin më shumë se 50 kilogramë kokainë me logon e “CR7”.
“Më shumë se 50 kilogramë kokainë u gjetën në një apartament në katin e shtatë të një kompleksi banimi në Queens. Hetuesit dhe agjentët arrestuan duy persona dhe gjetën një armë të mbushur dhe më shumë se 200 mijë dollarë”, thuhet në deklaratën e policisë lokale./FrontOnline/