Është mbyllur ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Llapit dhe Prishtinës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ishte nikoqir i Prishtinës në pasditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Podujevë u mbyll baras 2:2.
Enis Gavazaj (‘6) dhe Mërgim Pefqeli (’64) i shënuan golat për kryeqytetasit.
Kurse, për Llapin realizuan Ahmed Januzi (’16) dhe Muhamet Hyseni (’90).
Me këtë barazim, gjegjësisht me rezultat të përgjithshëm 5:4 nga dy ndeshjet, Llapi kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës./FrontOnline/