Një grua ka shkuar për të konvertuar patentë shoferin, po që dyshohet se nuk e kishte fare një të tillë.
Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
“Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.