Policia e Kosovës ka raportuar se një femër ka lajmëruar policinë se është sulmuar seksualisht.
Viktima ka treguar se derisa ka shkuar në një shtëpi që do ta merrte me qera, është sulmuar seksualisht nga pronari i shtëpisë.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Prishtinë 18.04.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.