Një grua ka raportuar se në Gllogoc është sulmuar nga dy persona mbrëmë.
Njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tjetri është shoqëruar në stacion policor.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha policia.