Një grua është ankuar në polici, sepse sipas saj ajo është kërcënuar nga një grua tjetër në qytetin e Mitrovicës.
Rasti është raportuar në polici nga viktima femër, të dielën në orën 08: 40.
Policia e Kosovës bënë të ditur se në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë 11.12.2022 – 08:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur verbalisht nga e dyshuara femër kosovare. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.