Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur dje në Gjilan, një grua derisa po drejtonte veturën nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Gjilan 26.10.2020 19:30. E dyshuara femër kosovare derisa po drejtonte veturën e saj nga pakujdesia në vendkalimin e këmbësorëve ka goditur këmbësorët një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor dhe pas tretmanit janë liruar në shtëpi. Pas intervistimit të dyshuarës me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.