Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua në Gjakovë, nën dyshimin se e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj një burri.
Sipas raportit 24- orësh të policisë, e dyshuara ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’ rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.