×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një grua digjet për vdekje në trenin e metrosë në Nju Jork

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Një burrë është arrestuar në Nju Jork në lidhje me vdekjen e një gruaje, e cila u dogj për vdekje në një tren metroje në Brooklyn.

    Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch, e përshkroi incidentin si “një nga krimet më të shëmtuara që një person mund të kryejë ndaj një qenieje tjetër njerëzore”.

    Sipas saj, gruaja ndodhej në një tren të linjës F në Brooklyn kur një burrë iu afrua dhe përdori një çakmak për të ndezur rrobat e saj.

    Viktima ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari u arrestua më vonë pas një njoftimi nga disa nxënës të shkollës së mesme, të cilët e identifikuan atë në një tren tjetër.

    Policia raportoi se incidenti ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit me orën lokale (12:30 GMT) në stacionin Coney Island-Stillwell Avenue.

    BBC, raporton se burri dhe viktima nuk kishin asnjë ndërveprim apo lidhje të mëparshme, transmeton Klankosova.tv.

    “Ishte një pamje e tmerrshme,” tha Tisch.

    “Oficerët që ndodheshin në një nivel më të lartë të stacionit ndjenë erë tymi dhe panë flakë. Kur arritën te vendi i ngjarjes, panë një person të përfshirë plotësisht nga flakët brenda trenit”.

    Policia po punon ende për të identifikuar viktimën dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.

    I dyshuari, i cili nuk është identifikuar publikisht, qëndroi në vendngjarje dhe u ul në një stol pranë trenit, gjë që i lejoi oficerët ta vëzhgonin qartë përmes kamerave të sigurisë.

    Më vonë, tre të rinj telefonuan 911 për të raportuar se e kishin njohur të dyshuarin në një tren tjetër.

    Ai u arrestua në stacionin Herald Square në Manhattan dhe iu gjet një çakmak në xhep.

    I dyshuari, është një emigrant nga Guatemala që kishte ardhur në SHBA në vitin 2018, i cili po merret në pyetje, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe gjendjen e viktimës para incidentit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi është paraparë të shkojë në Damask të hënën për t'u takuar me liderin e ri të...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Të paktën 17 persona humbën jetën në dy aksidente ajrore që ndodhën në një distancë të shkurtër kohore nga njëra-tjetra në Brazil...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka bërë një vizitë të papritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin- duke u bërë lideri...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se dje Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Një person ka...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Rënia e Qeverisë së Bashar al-Assadit nga duart e rebelëve, përfshirë atyre të mbështetur nga Ankaraja, e ka bërë Turqinë forcë të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Forumi për Transparencë do të organizojë sot konferencën përmbyllëse “Transparenca parlamentare: Arritjet e deritanishme dhe prioritetet për të ardhmen”. Kjo konferencë do...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Shkodra Elektronike është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës. Shqipëria këtë herë do të përfaqësohet në Eurovision me...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gjesti me shaka është munduar që ta shpjegojë goditjen me vezë të Drenushës. “Kuku çfarë shuplake, dy centimetra më ka shku koka...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gjesti është mundur që të arsyetohet te Vullneti, pasi tentoi për ta gjuajtur me vezë. Ai thotë se këto veprime i bëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.