Një grua në Mitrovicë të Veriut ka pranuar tretman mjekësor pasi një grua tjetër deshi t’ia takoi fëmijën pa dëshirën e saj.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke qëndruar në një lokal me fëmijën dhe motrën e saj, ka shkuar e dyshuara femër kosovare dhe ka kërkuar që ta takoj fëmiun pa dëshirën e ankueses, me ç’rast e njëjta është ndjerë e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti është në procedurë hetimore.