Profesoresha e njohur Dr. Nadezda Basara, henatoonkologe, ekspert me famë botërore, një grua që kuroi mijëra njerëz nga transplantimet e qelizave burimore të palcës së kockave, shëroi ose zgjati jetën e tyre, thotë se çfarë do të thotë një jetë e shëndetshme dhe zakone të shëndetshme të jetës. “Nëse dikush merr kancer ndikohet nga gjenetika, por edhe nga mënyra e jetësës. Sigurisht, nuk duhet të pini duhan sepse mund të çojë në kancer të mushkërive. Ju duhet të hani ushqim mesdhetar dhe të shmangni mishin e kuq sepse shkakton kancer kolorektal. Dhe duhet ta dini dhe që një gotë e vogël verë në drekë apo darkë nuk ju bën keq”, thekson ajo.
Dr. Basara është drejtoresha e mjekësisë së brendshme në spitalin “St. Franciscus” në Flensburg, Gjermani, dhe ajo ndau një përvojë interesante nga qëndrimi i saj dy-vjeçar në Francë. “Kam jetuar dhe punuar në Paris në 1990 dhe 1991. Francezët kanë një mensë ku mjekët drekojnë, me rregulla të veçanta të sjelljes, dhe madje pinë një gotë verë gjatë drekës. Kjo është e paimagjinueshme në Gjermani,” shpjegon Prof. Basara./FrontOnline/