Është pothuajse e pamundur të imagjinohet jeta pa domate, veçanërisht në verë. Lëngu i domates mund të zëvendësojë një vakt, dhe është i shkëlqyeshëm për ata që janë në dietë, transmeton FrontOnline. Domatja është shumë e pasur me likopen dhe kjo e bën atë një parandalues të shkëlqyeshëm për disa lloje të kancerit, të tilla si kanceri i gjirit, kanceri i pankreasit, kanceri i zorrëve dhe prostatës. Kur bëhet fjalë për këto sëmundje të mbrapshta, rekomandohet një gotë me lëng domate në ditë për parandalim. Një sasi kaq e vogël është e pasur me shumë minerale dhe vitamina dhe është e mjaftueshme për të mbrojtur trupin nga të gjitha llojet e efekteve anësore, të cilat çojnë në shfaqjen e sëmundjeve më të rënda./FrontOnline/