Një nga zakonet më të shëndetshme të mëngjesit është pirja e ujit të ngrohtë me mjaltë me stomakun bosh sepse përmirëson metabolizmin, zvogëlon oreksin, shkatërron urthin dhe gjithashtu ndihmon me problemet me dispepsi ose kapsllëk.
Përveç kësaj, përdorimi i rregullt i kësaj pije në stomak bosh mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.
Në vend të kafesë ngrohni 2 dl ujë, por jo në valë. Shtoni në ujë një lugë çaji mjaltë origjinal dhe përzieni mirë. Kur mjalti të jetë tretur plotësisht, pini këtë pije.
Uji duhet të jetë i vakët, por asnjëherë i nxehtë sepse temperatura e lartë shkatërron të gjithë lëndët ushqyese dhe përbërësit e shëndetshëm të mjaltit.
Megjithatë, në rast se keni alergji, ulçerë stomaku, gastrit, reumatizëm, shmangni këtë pije ose konsultohuni me një mjek./FrontOnline/