Një femër në Vushtrri, ishte viktimë e tre hajdutëve.
E njëjta ka raportuar në polici, se derisa ishte duke udhëtuar me makinë të sajën, tre persona të panjohur e kanë nxjerrë me forcënga vetura dhe duke e lidhur të dy duart i kanë grabitur portofolin, ndërsa telefonin ia kanë thyer dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur më datë 3 të këtij muaji, në fshatin Samadrexhë, në orën 22:30.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.