Një femër ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur dhe maskuar i ka grabitur çantën nga krahu në të cilën kishte dokumentet personale dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se për rastin nuk ka ende të arrestuar.
“Rr. Fadil Deliqi, Mitrovicë 23.12.2022-19:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur dhe maskuar i ka grabitur çantën nga krahu në të cilën kishte dokumentet personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport./Front Online