Një person në Novobërdë ka raportuar të mërkurën në polici se i janë vjedhur para të gatshme.
Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin përmes video incizimeve është identifikuar e dyshuara femër kosovare dhe se gjatë deklaratës ajo e ka pranuar veprën.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Novobërdë 01.02.2023 – 10:10. Ankuesi ka raportuar se nga i/të dyshuar të pa njohur janë vjedhur para të gatshme. Lidhur me rastin përmes video incizimeve është identifikuar e dyshuara femër kosovare dhe gjatë deklaratës ka pranuar veprën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online