Një femër e dyshuar është arrestuar në Gjakovë.
Kjo, pasi që e njëjta ka sulmuar një femër tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Gjakovë 29.09.2022–10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin palët janë sjellë në stacion dhe janë intervistuar. Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online