Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas njoftimit, dyshohet se një femër është dhunuar seksualisht në shtator të vitit 2022 në një motel.
Nuk ka ende të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet.
“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.