Xuxi dhe Sara kanë vijuar diskutimin mbi bukurinë e femrave dhe ndërhyrjet estetike.
Xuxi u shpreh se sipas tij një femër natyrale është shumë më e bukur sesa një femër ‘e mbushur’, transmeton Klankosova.tv.
“Për mua një femër natyrale është më e bukur sesa një femër e mbushur. Ti a mendon se me plastikë dhe e mbushur bëhet më e bukur?”, u shpreh Xuxi.
Sara, mes tjerash, këmbëngulte se secila femër është e bukur në mënyrën e vetë dhe secila duhet të bëjë gjërat që ka qejf.
“Unë mendoj që secili prej nesh ka qejfin e vetë, nëse dikush ka qejf të bëjë ato gjëra dhe ndihet mirë ashtu është në rregull”, u shpreh Sara teksa Xuxi i tha ‘ama unë nuk mundem me pa atë të bukur pastaj’.
Për të kuptuar më shumë nga diskutimi i dyshës, klikoni videon në linkun më poshtë.