Një e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar në Podujevë.
Rasti ka ndodhur më 2 nëntor, deri sa viktima rastin në Polici e ka raportuar ditën e djeshme.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në rapor./Front Online