×
  • Opinione
  • Opinione

    Një ditë Maroku kërkoi t’i bashkohej Europës

    FrontOnline
    10 Maj 2021

    Vitet e 80’ta të shekullit të kaluar ishin përgjthësisht të qeta për Europën, pa kujtuar këtu përmbylljen madhështore të asaj dekade me grisjen e ‘perdes së hekurt’ që kishte ndarë jo vetëm kontinentin e vjetër, por edhe botën në përgjithësi.

    Ato vite janë kohë e rinisjes së procesit të integrimit europian. Më 1 janar 1986 dy shtete u anëtarësuan në komunitet, duke arritur në 12 numrin e shteteve anëtare. Zgjerimi i BE-së po ndodhte në rrethana të një optimizmi për mposhtjen e komunizmit dhe ngadhnjimin e demokracisë.

    Anëtarësimi në Bashkimin Europian kishte filluar të sillte shpresë për shumë vende.
    Pikërisht një ditë, të vitit 1987, Maroku paraqiti kërkesën surprizuese për t’iu bashkuar Europës.

    Maroku konsiderohej deri në atë kohë si shteti jo-anëtar më i lidhur me komunitetin europian. Ai ndodhet në Afrikën veriperëndimore dhe vetëm pak kilometra të mbushura me ujë e ndajnë nga Spanja që një vit më herët ishte bërë anëtare e komunitetit. Megjithkëtë, kërkesa e këtij shteti afrikan u refuzua sepse nuk konsiderohej si ‘vend europian’ dhe si i tillë nuk mund të bashkohej. Me pak fjalë, Maroku nuk plotësonte kriterin gjeografik.

    Ndryshimet e asaj kohe me rënien e Murit të Berlinit bën që interesimi më i madh i Europës të përqëndrohej në një drejtim tjetër dhe rajoni i Mesdheut nuk kishte edhe aq shumë vëmendje.

    Në ditët tona, Ballkani Perëndimor, i ndodhur gjeografikisht në kontinentin europian, kërkon pikërisht vëmendjen konkrete dhe jo shprehjet e zakonshme se rajoni ynë ‘ka të ardhme të sigurtë europiane’. Një zë i qartë europian shpeshherë mungon dhe kjo ka krijuar terren për shtete që duan të zhbëjnë të arriturat e botës perëndimore.

    Jo vetëm i ndodhur gjeografikisht, por e veçanta është se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuara me shtete që tashmë prej vitesh janë bërë pjesë e BE-së.
    Prej një dekade Bashkimi Europian ka marrë rolin nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të lehtësuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje përfundimtare, e cila do t’i shërbente paqes në këtë pjesë të kontinetit europian, si synim përfundimtar. Kjo është një ndërmarrje e madhe e BE-së, e cila që nga fillimi ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të arritur paqen në këtë rajon që ka qenë prej dekadash pikë e nxehtë e rivalitetit mes superfuqive.

    Ajo çfarë mund të dëshmojë Bashkimi Europian në dialogun Kosovë – Serbi mund të shërbejë për më shumë shpresë në këtë rajon europian, apo të provokojë të kundërtën. Deri më sot, fjala vjen, asnjëherë zyrtarët europian nuk e kanë përmendur integrimin e përshpejtuar në BE si një model që do të ndihmonte në arritjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan. Emisari europian në këtë dialog, Miroslav Lajçak nuk ishte shumë shpjegues kur zbuloi për herë të parë se për Kosovën “suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat”. Ai nuk ka treguar publikisht për koston e këtij suksesi si dhe nëse kjo është e ndërlidhur domosdoshmërisht me idenë e shprehur po nga ai se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën, duke krijuar hapësirë për Asociacionin, një temë që prej kohësh ka polarizuar ashpër spektrin politik dhe vështirë e kapërcyeshme. Ndonëse mozaiku i deklaratave të tij duket se ende është i paplotë, ndërmjetësuesi europian është i pozicionuar qartë.

    Në rrethana të tilla anshmërie, mund të krijohen probleme të mëdha, sepse kjo nuk është një marrëveshje vetëm mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, është normalizim i marrëdhënieve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
    Bashkimi Europian duhet t’i flasë këtij rajoni në mënyrë të qartë për perspektivën e integrimit europian. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme për shkak të prezencës së shtuar ruse pikërisht në këtë hapësirë dhe ndikimin në rritje për të penguar zgjerimin politik, por edhe të aleancave ushtarake. Për këtë situatë ka ndikuar edhe vetë Bashkimi Europian duke mos qenë i bashkuar në çështje të ndryshme që kanë të bëjnë pikërisht me integrimin e rajonit. Nganjëherë edhe përçarjet brenda vetë BE-së kanë krijuar hapësirë për ndikimin rus.

    Europa duhet të mos dëgjojë zërat se një zgjerim i mëtejshëm do të dobësonte edhe më shumë Bashkimin Europian. Ligjërimi i optimistëve dhe ithtarëve të BE-së për zgjerimin si dobi e përgjithshme dhe që e bën Europën më të fuqishme, nuk duhet braktisur.

    Qartësia dhe vendosmëria është e domosdoshme për t’i dhënë fund kësaj prezence, e cila në thelb përfiton duke mbajtur rajonin në një tension të vazhdueshëm.

    Autori ka mbaruar studimet Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Liam Payne tentoi të arratisej nga hoteli i tij duke përdorur ballkonin. Stafi i hotelit e dinte që ai po planifikonte ta...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me të cilën ministri Faton Peci mburrej më së shumti u...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti është akuzuar nga disa prej banorëve për fshehjen e rrobave. Anisa po insistonte të dinte nga Gjesti nëse ia kishte fshehur...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela ka biseduar me Vullnetin dhe Arionin mbi situatën me Gjestin. Ajo thotë se është ndjerë e provokuar, dhe aspak s’është ndjerë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.