×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Një delegacion i kompanive gjermane do të vizitojë Kosovën

    FrontOnline
    23 Shtator 2019
    fillo-studimet-master-nje-vit-ne-kosove,-viti-i-dyte-ne-gjermani,-praktika-ne-gjermani-e-siguruar-nga-universiteti

    Me përkrahjen e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman-GIZ, në Prishtinë do të arrijë një delegacion i kompanive gjermane, të cilat do të zhvillojnë takime biznes me biznes(B2B)me kompani të përzgjedhura metalpërpunuese të Kosovës, anëtarë të Kllasterit të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) e të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).

    Në prag të Macedonia Manufacturing Expo 2019, që do të mbahet më 25. dhe 26. shtator në Shkup, të hënën në Prishtinë do të zhvillohen mbi 90 takime biznes me biznes (B2B) ndërmjet kompanive blerëse gjermane dhe kompanive metalpërpunuese kosovare. Për herë të parë, do të zhvillohen takime B2B në sektorin e metalit, ndërmjet kompanive gjermane dhe atyre kosovare.

    Delegacioni i kompanive gjermane udhëhiqet nga Anke Koch, International Project Manager nga Asociacioni për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME), me të cilin OEGJK ka filluar të bashkëpunojë që nga viti 2017. Delegacioni i BME, të martën (24.9.) do të vizitoi kompanitë kosovare, që janë pjesëmarrëse në takimet B2B.

    Përveç këtij delegacioni, përmes OEGJK-së, në vizitë te kompanitë metalpërpunuese kosovare do të vijë edhe shefi i prokurimit të njërës prej kompanive më të vjetra që prodhojnë pjesë të automjeteve, profileve të aluminit dhe pjesëve rezervë për makinat bujqësore.

    Kjo javë nuk mbaron me kaq. Më 25. dhe 26.9. në Shkup do të mbahet panairi rajonal, Macedonia Manufacturing Expo 2019. Në këtë panair do të marrin pjesë 12 kompani nga Kosova, nën koordinim të OEGJK, e në bashkëpunim të ngushtë me KIMERK-un dhe përkrahje të GIZ, KIESA dhe Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

    Në MME 2019 kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 35 kompani blerëse nga Evropa dhe 70 furnizues vendor që prodhojnë produkte siç janë pjesët metalike për makina, pjesët rezervë, fletët metalike, pjesët hidraulike, tanqet dhe rezervaret, produktet e gomës, plastikës dhe qelqit.

    Këtë aktivitet OEGJK e zhvillon në bashkëpunim me AHK Nordmazedonien dhe Shoqatën e Metaleve MAMEI. Vitin e kaluar në këtë Konferencë janë zhvilluar 395 takime B2B mes 30 kompanive ndërkombëtare dhe investitorëve të huaj dhe 61 kompanive lokale.
    Kompanitë kosoavare do të kenë mundësi të shumta për takime B2B dhe rrjetëzim, gjatë gjithë javë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.