Mika Haziri ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Mirëpo, rikthimi e saj e ka bërë në një ditë të veçantë për të dhe familjen e saj.
Sot feston ditëlindjen Lutfiu, i cili pranoi befasinë më të mirë nga bashkëshortja.
Për 51 vjetorin e ditëlindjes, ajo i dedikoi një këngë “Gëzuar ditëlindja”, duke u shprehur që edhe pas 26 viteve që janë bashkë ende e don dhe se dashuria nuk humb asnjëherë.
Në një intervistë në T7, ajo tha se këtë këngë ka kohë që ia kishte kërkuar bashkëshorti, por që kishte pritur momentin e duhur për rikthim.
Gjithashtu shtoi se ka gati disa projekte të reja, që do të lansohen së shpejti.