Në fillim, duhet të kujtohet se marka luksoze japoneze Lexus mbrojti etiketën LBX në Evropë vitin e kaluar.
Edhe pse nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar, disa burime në atë kohë spekuluan se ishte një etiketë për makinën e re koncept Lexus, ndërsa modeli i prodhimit me sa duket mund të mbante emrin Lexus BX, transmeton FrontOnline.
Lajmet e reja thonë se BX do të jetë në të vërtetë versioni i Lexus i bazuar në Toyota Yaris Cross të ri, që do të thotë se do të zërë një vend poshtë Lexus UX aktual. Do të thotë gjithashtu se do të përdorë platformën GA-B dhe një sistem shtytës hibrid 1.5 litërsh benzinë.
Nëse ky lajm del i vërtetë, ky Lexus i ri i vogël duhet të shfaqet gjatë vitit 2023, me çmim rreth 30,000 dollarë. Pritet të shitet në Evropë, Japoni dhe Australi./FrontOnline/