Një celular i dyshimtë ka ngjallur panik pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se celulari është i lidhur me një eksploziv.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” pranë një automjeti.
Policia ka bllokuar qarkullimin në zonë, dhe pritet ndërhyrja e forcave xheniere.