Një burrë ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë në veturë, dy persona i kishin hyrë në veturë dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë në drejtim të Prishtinës.
Ai ka thënë se gjatë rrugës, janë ndaluar afër një pompe të derivative dhe se e kanë zbritur nga vetura duke e marrë veturën e tij dhe larguar.
Policia ka thënë se tashmë e ka gjetur veturën dhe se një i dyshuar është arrestuar.
Rasti ka ndodhur tek një qendër tregtare.
“Prishnina Mall 05.12.2024 – 16:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.