Një burrë ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bushincë të Novobërdës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia përmes raportit.