Në Llapushnik të Gllogocit, dyshohet se një burrë ka kanosur me armë dhe ka sulmuar fizikisht një të mitur.
Të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur me armë dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.