Policia ka bërë të ditur se një grua është rrahur nga burri i saj.
Tutje, në raport thuhet se gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.